Qëllohet me armë në drejtim të makinës së ish-deputetit në Shqipëri

Qëllohet me armë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kuqe të Kurbinit. Sipas burimeve nga policia, shkak është bërë një konflikt në KZAZ 15 në Laç ku palët politike pretendonin për dy fletë votimi.

Vëzhguesi i Partisë Demokratike Ismail Ismaili ka debatuar me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, ku mes tyre tyre pati dhe dhunë fizike. Ai ka denoncuar për dhunën vëllain e ish-deputetit.

Pas sherrit, numërimi i votave në KZAZ e Laçit vijoi me praninë e policisë dhe përfaqësuesve të KQZ.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share