Që nga mungesa e parave e deri te frika nga vetmia: 5 arsye pse njerëzit “ngecin” në një lidhje

A kanë marrëdhëniet një afat skadence? Ne shpesh i lëmë gjërat të zvarriten shumë më gjatë sesa duhet, edhe kur kuptojmë se një marrëdhënie nuk po na bën mirë.

Një pjesë e këtij procesi përfshin nxjerrjen e justifikimeve që nuk na lënë të ndahemi. Megjithatë, nëse na duhet të gjejmë justifikime për të qëndruar në një lidhje, shanset janë që tashmë ka marrë fund.

Sipas psikoterapistëve, 5 janë “justifikimet” kryesore që gjejnë njerëzit për të “ngecur” në një lidhje:

Ndihesh fajtor

“Faji nuk duhet të jetë kurrë arsyeja kryesore që ju qëndroni në çdo marrëdhënie”, paralajmëron Aldrich Chan, psikolog dhe neuropsikolog. “Të ndihesh fajtor për përfundimin e marrëdhënies ose të besosh se i detyrohesh diçka partnerit mund të çojë në një lidhje të gjatë toksike”, shton ai.

Keni frikë nga vetmia

Ju e dini se duhet të jeni me një person sepse ju dëshironi, jo vetëm sepse ke frikë të jesh vetëm. Frika nga vetmia  shpesh i shtyn njerëzit të qëndrojnë së bashku, por kjo mund të çojë në pakënaqësi dhe refuzim të njëri-tjetrit. Të mësosh të jesh i lumtur me veten është e rëndësishme përpara se të kërkosh shoqëri.

Ka presion social

Është e rëndësishme të mos e bazoni arsyen tuaj për të qëndruar në një marrëdhënie tek ajo që thonë njerëzit e tjerë. Vendimi për të qëndruar së bashku për shkak të presioneve të jashtme, të tilla si famija, normat sociale ose frika nga kriza financiare, nuk është një bazë e shëndetshme për një marrëdhënie. Kjo duhet të bazohet në ndjenjat dhe dëshirat tuaja, jo në atë që mendojnë të tjerët.

Keni frikë nga ndryshimi

Frika nga ndryshimi tenton t’i pengojë njerëzit të largohen nga një marrëdhënie, ashtu si frika nga vetmia. Ndryshimi mund të jetë i frikshëm në fillim dhe disa njerëz qëndrojnë në një lidhje thjesht sepse kanë frikë nga e panjohura. Por nëse keni shumë frikë të largoheni nga zona juaj e rehatisë, mund të ngecni në një marrëdhënie që nuk është e shëndetshme për ju.

Varësia financiare

Lidhjet financiare mund ta bëjnë shumë të vështirë largimin nga një marrëdhënie stresuese. Është e rëndësishme të ndjekësh pavarësinë financiare, në mënyrë që të mund të marrësh vendime për marrëdhënien dhe jetën tënde bazuar në faktorë emocionalë dhe jo në faktorë financiarë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share