Drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës sot ka prezantuar trajnerin e ri Qatip Osmanin i cili zyrtarisht do të debutoj në ndeshjen e nesërme kampionale kundër Erzenit . Ai sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin e Vllazënisë.
Trajneri Qatip Osmani në konferencën për shtyp ka deklaruar se është i lumtur që merr drejtimin e një skuadre që njihet për dashurinë që ka për futbollin..
“Jam i lumtur që mora drejtimin e një skuadre siç është Vllaznia. Shkodra njihet si qyteti i futbollit. Jam i vetëdijshëm në çfarë rrethi kam ardhur. Jam i vetëdijshëm për atë që pret presidenca, por edhe tifozët. Në bisedimet me presidencën e klubit pashë ambicie. Gjithashtu edhe unë jam ambicioz. Me kalimin e kohës te Vllaznia priten rezultate. Vllaznia është një ekip që synon kreun e tabelës. Mendoj se të gjithë së bashku do të arrijmë qëllimet e klubit.
Unë kur kam filluar bisedimet me presidencën sigurisht jam interesuar për ekipin. Momentalisht ka disa probleme që ne do të mundohemi t’i rregullojmë. Presim që të rikuperohen sa më shpejtë lojtarët dhe të vazhdojmë me rezultatet që priten prej këtij klubi.
Unë jam trajneri i një klubi që ka një histori të pastër, një nga klubet më të mira në Shqipëri, 9-herë kampione, 8-herë fituese Kupe dhe vetvetiu këto objektiva tregojnë për objektivat e klubit.
E vërtet, e preferoj lojën sulmuese. Ne duhet të koncentrohemi me ekipin. Një stërvitje kemi bërë dhe mendoj se është ende herët për të bërë një vlerësim, por sipas informatave që kemi, mendoj që Vllaznia ka lojtarë kualitativ, lojtarë që mund ta luajnë këtë lojë.
Duke folur për ndeshjen debutuese në pankinën e Vllaznosë, kundër ekipit të Erzennit, trajneri Qatip Osmani u shprehë optmist se ekipi i tij do të del fitues.
“Po sigurisht, patjetër.Synimet e klubit janë kreu i tabelës. Unë thash që e kam preferuar lojën sulmuese, ku nëpërmjet kombinimeve vjen dhe rezultati. Jam i vetëdijshëm që dhe me lojtarët që disponon nuk mund ta arrish, por mendoj se me kthimin e lojtarëve që kemi momentalisht të lënduar mund të ecim në atë rrugë” tha ai.
Qatip Osmani edhe te Vllaznia bashkëpunëtorin më afërt do ta ketë Bashkim Livorekën me të cilin kanë punuar bashkërisht vite me radhë si te Shkëndija, Renova edhe te Shkupi dhe vazhdojnë bashkërishtë edhe në Shkodër. Që ato të debutojnë nesër në javën e 11-të në Superligën ndaj Erzenit./KlanMacedonia