LK: Fitore e madhe Interit ndaj Barcelonës

Ajaxi pëson në “Johan Cruijff Arena” 1-6 nga Napoli

Në tetë ndeshjet e zhvilluara mbrëmë në grupet A,B,C dhe D në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kampionëve , vendasit shënuan gjashtë fitore, një takim përfundoi me barazim dhe në një ndeshje fitore shënoi skuadra mysafire.

Ndeshja më tërheqëse ishte në “Giuseppe Meazza” aty ku përballën Interi vendas dhe Barcelona e cila pas 90 minutave lojë përfundoi me rezultatin 1-0 me një gol të vetëm që e shënoi Hakan Calhanoglu në sekondat e fundit të pjesës së pare. WAR i mohoi një gol skuadrës spanjolle.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zhgënjim i madh i mbrëmjes ishte disfata e thellë e Ajaksit në para tifozëve vendas ne “Johan Krojf Arena” Skuadra prestigjioze holandeze Ajax u mposht me rezultatin tenistik 1-6 nga Napoli në shtëpi, në sfidën e tretë të fazës së grupeve. Sipas faqes së specializuar të statistikave “Opta”, kjo është humbja më e rëndë e Ajakxit, në të gjitha garat, si në kampionat ashtu dhe në Europë, që nga nëntori i vitit 1964. Asokohet Ajaksi mposhtej me rezultatin 9-4 nga Fejonrdi në kampionat.

Liverpooli mundi Rangers me rezultatin 2-0, me golat e Alexkandar Arnold dhwe Mohamed Sallah.

Rezulattet e tetë ndeshjeve të grupit A,B,C, D dhe H që u zhvilluan mbrëmë:

Bayern Munich – Plzen 5-0

Marseille – Sporting 4-1

Ajaxi – Napoli 1-6

Club Brugge – Atletiko Madrid 2-0

Eintracht Frankfurt – Tottenham 0-0

Porto – Bayer Leverkusen 2-0

Inter – Barcelona 1-0

Liverpool – Rangers 2-0

Ndeshjet e raundit të katërt në grupin A,B,C dhe D në program janë më 12 tetor, takohen: Atletiko Madrid – Club Brugge, Napoli –Ajaxi, B.Leverkusen – Porto, Barcelona –Interi, Rangers – Liverpool, Sporting – Marseille, Tottenham – E.Frankfurt dhe Viktoria Plzen – Bayern. /KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share