Putin ndryshon qëndrim për marrëveshjen e grurit

Të dy liderët u zotuan se do të përfundonin bisedimet për krijimin e një qendre tranziti të naftës dhe gazit rus në Turqi

Presidenti rus Vladimir Putin e priti personalisht homologun e tij turk Recep Tajip Erdogan duke konfirmuar se Rusia ishte e hapur për bisedime për marrëveshjen e grurit.

Duke folur në hapjen e takimit të tyre në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit, Putin konfirmoi një qendrim ndryshe për marrëveshjen e drithrave, por me një kusht garanci që në këmbim, të lejohet eksporti i drithit dhe plehërave kimikë nga Rusia.

“Ne gjithashtu kemi diçka për të folur nga pikëpamja e garantimit të sigurisë në rajon. Sigurisht, ne nuk do të injorojmë çështjet që lidhen me krizën e Ukrainës. Ne jemi të hapur për negociata për çështjen e grurit.”

Erdogan tha se marrëveshja e grurit ishte çështja kryesore në bisedimet midis dy liderëve.

“Në kuadrin e marrëdhënieve turko-ruse gjatë kësaj vizite, të gjithë po shohin çështjen e korridorit të grurit. Ata presin të shohin se çfarë do të dalë në korridorin e grurit. Mesazhi që do t’i jepet botës do të jetë shumë i rëndësishëm, veçanërisht hapat për vendet afrikane më pak të zhvilluara.”

Marrëveshja e grurit të Detit të Zi u ndërmjetësua nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara në vitin 2022. Ajo përfundoi pasi Rusia u largua nga marrëveshja në Korrik të këtij viti. Që kur Putini u tërhoq nga nisma e grurit, Erdogan është zotuar vazhdimisht të rinovojë marrëveshjet që ndihmuan në shmangien e një krize ushqimore në pjesë të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Në fund të bisedimeve Putin tha se shpresonte se ata do të përfundonin së shpejti bisedimet për krijimin e një qendre në Turqi të shpërndarjes së gazit dhe naftës ruse në Europë dhe përfundimi i centralit bërthamor për energjinë në Akuju të Turqisë, një investim në bashkëpunim me Rusinë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share