Putin: Ukraina nuk ka qenë shtet para Bashkimit Sovjetik

Urdhëron marrjen e kontrollit të plotë të Donjeckut deri më 15 Shtator

Ndërhyrja ushtarake në Ukrainë që Moska e konsideron si operacion special duket se nuk do të ndalet vetëm me pushtimin e Luhanskut e Donjeckut. Këtë e dëshmon jo vetëm prania e ushtrisë ruse përtej këtyre territoreve në Ukrainë, por edhe deklarata më e fundit e Presidentit Vladimir Putin.

Në një takim me nxënës shkollash në Kaliningrad, Putin u kujtoi atyre se dikur Ukraina ka qenë territor rus, një shpjegim që është interpretuar si shpalosje e planit të tij për këtë vend.

“Nxënësit e shkollave në Donjeck nuk e dinin se Rusia dhe Ukraina kanë qenë pjesë e një shteti, Bashkimit Sovjetik. Madje nuk e dinin fare që Ukraina s’ka qenë shtet para Bashkimit Sovjetik… jo vetëm ata por as të rriturit“.

Edhe në fjalimet para 24 Shkurtit kur nisi sulmi rus në Ukrainë, Vladimir Putin e ka përmendur shpesh faktin se me kalimin e viteve Rusia ka humbur 30-40% të territorit të saj. Sakaq, mediat bëjnë të ditur se shefi i Kremlinit ka urdhëruar ushtrinë që brenda 15 Shtatorit të ketë nën kontroll gjithë hapësirën brenda kufijve administrativë të rajonit të Donjeckut.

Deri më tani rusët kanë kontrollin e gjysmës së rajonit, por pushtimi i gjithë Donjecit, shtie nën kontrollin e Moskës gjithë zonën e Donbasit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share