Putin porosit Kievin: Prano kushtet ose përgatitu për më të keqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Ukraina duhet t’i pranojë shpejt kushtet e Moskës, ose duhet të përgatitet për të më te keqën.

Putin akuzoi Perëndimin për, siç tha, nxitje të armiqësive dhe shtoi se “Perëndimi dëshiron të luftojë deri në ukrainasin e fundit”.

“Është tragjedi për popullin e Ukrainës, por duket se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”, tha ai në një fjalim para disa anëtarëve të Dumës ruse.

Putin shtoi se Rusia është e gatshme të ulet për bisedime, për t’u dhënë fund luftimeve.

“Ata që refuzojnë ta bëjnë këtë, duhet ta dinë se sa më shumë që zgjasin luftimet, aq më e vështirë do të jetë për ta që të bëjnë marrëveshje me ne”, tha Putin.

“Po dëgjojmë se ata duan të na mposhtin në fushëbetejë. Lërini të provojnë”, tha ai./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share