Lideri rus do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit këtë të Martë në orët e para të mëngjesit.
Në aeroport Kreu i Kremlinit u prit nga ministri kinez i Tregtisë.
Gjatë ditës ai pritet të marrë pjesë në forumin ‘Brez dhe Rrugë’ i organizuar nga lideri kinez Xi-Jingping dhe do të bisedojë me liderët e Vietnamit, Tajlandës, Mongolisë dhe Laosit.
Si i ftuari kryesor i forumit, Putin do të takohet edhe me presidentin kinez për bisedime dypalëshe.
Dy liderët pritet të diskutojnë për bashkëpunimin midis Moskës dhe Pekinit në fushën e energjisë dhe teknologjisë.
Ky është udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për të në Mars.
Klan News