Putin në takim me Xi: Do të diskutojmë planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Gjatë një vizite të shumëpritur në Moskë nga presidenti kinez, Xi Jinping, holomogu i tij rus, Vladimir Putin është shprehur se do ta diskutojnë planin 12-pikësh të Xi Jinping për “zgjidhjen e krizës akute në Ukrainë”.

Ai gjithashtu u shpreh se janë gjithmonë të hapur për të diskutuar dhe negociuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për një proces negocimi”, është shprehur ndër të tjera Putini.

Kujtojmë se Kina publikoi një plan për t’i dhënë fund luftës muajin e kaluar, plan ky që përfshin, siç thuhet aty, “ndërprerjen e armiqësive” dhe rifillimin e bisedimeve të paqes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share