Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të takohet me homologun e tij turk, Tajip Erdogan dhe atë iranian, Ebrahim Raisi për të diskutuar mbi Sirinë.
Takimi pritet të mbahet javën e ardhshme në Teheran, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Kjo vizitë është e dyta jashtë vendit e Putinit që nga fillimi i luftës, ku udhëtimi i parë ishte në Taxhikistan në fund të muajit të kaluar.
Rusia dhe Irani janë mbështetësit kryesorë ushtarakë dhe politikë të presidentit sirian Bashar al-Assad, derisa Turqia ka ofruar ndihmë ushtarake për Ushtrinë e Lirë Siriane dhe grupe të tjera që ende luftojnë kundër forcave të Asadit në Sirinë veriperëndimore.
Ndryshe, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putini do të ketë një takim të veçantë me edhe me presidentin turk.