Debati kaotik i kandidatëve Republikanë për president

ISH PRESIDENTI AMERIKAN DONALD TRUMP MUNGOI SERISH

Një debat kaotik i shoqëruar me fyerje dhe tone të larta ishte ai mes shtatë kandidatëve republikanë që shpresojnë të kandidojnë për president. Ashtu siç veproi edhe muajin e kaluar ish presidenti amerikan Donald Trump nuk ishte i pranishëm duke nxitur kritika nga kandidatët. Mes të tjerash ata sulmuan administratën e Biden për dështimin për të frenuar krizën e emigrantëve në kufirin jugor.

Shtatë kandidatë republikanë që shpresojnë të kandidojnë për president debatuan mes njëri tjetrit për një seri çështjesh por ish-Presidentit Donald Trump  e anashkaloi ngjarjen edhe një herë.

Ndërsa kundërshtarët e tij debatonin në Bibliotekën Presidenciale “Ronald Reagan” në Kaliforni, ish-Presidenti Trump organizoi një tubim politik në Miçigan, një shtet i rëndësishëm për betejën elektorale, ku punëtorët e linjave të prodhimit të automobilëve janë ngritur në grevë ndaj tre kompanive më të mëdha të vendit.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis e fajësoi ish presidentin amerikan borxhin kombëtar.

Donald Trump mungon. Ai duhet të ishte në këtë skenë. Ai ju ka borxh të  argumentojë rekordin e tij ku i shtuan 7.8 trilionë borxhit kombëtar. Kjo hapi terrenin për inflacioni që kemi.

Mike Pence, ish zëvendëspresident nën administratën e Trump nga 2017-2021, tha se ai do të kishte një qasje të kundërt me Trump nëse zgjidhej. Ai tha se ai planifikoi të centralizonte pushtetin.

E dini, ish-shoku im kandidat, Donald Trump në fakt ka një plan për të filluar të konsolidojë më shumë pushtet në Uashington. Kthehem tek Biden ai i përket linjës së papunësisë. Kur të jem president do kem një qasje të kundërt me Trump do t’ju jap më shumë pushtet shteteve.

Ndryshe nga DeSantis, ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, këtë herë ai e quajti “Donald Duck” si një mënyrë për të tallur vendimin e tij për të mos marrë pjesë në debat.

Ish-Presidenti Trump sipas një sondazhi në nivel kombëtar nga RealClearPolitics gëzon mbështetjen e 56% të votuesve republikanë dhe se kryeson me 42 pikë përqindje më shumë se sfidanti, Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis. Kundërshtarët e Trump po përpiqen t’i bindin votuesit se janë një zgjedhje më e mirë për të kandiduar përballë presidentit demokrat Joe Biden që kërkon rizgjedhjen.

Presidenti amerikan ishte sërish objektiv i debatit të republikanëve të cilët kritikuan trajtimin e tij të ekonomisë dhe kufirit jugor me Meksikën. Të gjithë kandidatët u zotuan se do të kishin një qasje ndryshe ndaj imigracionit dhe sulmuan administratën e Biden për dështimin për të frenuar krizën e emigrantëve që ka nxitur kalime rekord të paligjshme në kufirin jugor.

Debati i së mërkurës vjen tre muaj e gjysëm përpara votimit të parë republikan. Një datë e rëndësishme politike është 5 marsi, kur zgjedhjet paraprake brenda partisë do të mbahen njëkohësisht në mbi 12 shtete, një ditë pasi pritet të fillojë në Uashington gjyqi ndaj ish-Presidentit Trump për ndërhyrjen në zgjedhje një betejë ligjore që mund të zgjasë për javë të tëra.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share