Pushohen hetimet për Infantinon

Prokurorët zviceranë lajmëruan se hetimet kundër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me marrëdhënien e tij me ish-prokurorin e përgjithshëm zviceran, Michael Lauber, janë mbyllur.

Kreu i qeverisë botërore të futbollit e quajti këtë vendim si hakmarrjen e “FIFA-s së re”. Infantino u zgjodh si president në vitin 2016 me detyrën për të pastruar institucionin botëror të futbollit, pasi u përfshi në skandale korrupsioni.

Autoritetet zvicerane nisën hetimet kundër vetë Infantinos në vitin 2020 për dyshime për shkelje të fshehtësisë, shpërdorim detyre dhe ndihmë nisur nga takimet që ai zhvilloi me Lauber. Në përfundim të tyre, prokurorët thanë se kishin arritur në përfundimin se dyshimet nuk qëndronin.

Zviceran-italiani, i cili kishte mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje, tha se ky vendim ishte “një fitore e madhe për të, për FIFA-n e re dhe për drejtësinë”.

Ai shtoi se hetimi konfirmoi plotësisht se kishte vepruar gjithmonë në mënyrë të ligjshme dhe korrekte, duke mbrojtur ekskluzivisht interesat e FIFA-s dhe futbollit.

Autoritetet zvicerane kishin hetuar kontaktet midis Infantino dhe Lauber, i cili dha dorëheqjen si prokuror i përgjithshëm zviceran pasi një gjykatë arriti në përfundimin se ai nuk tregoi një takim me kreun e FIFA-s dhe u gënjeu drejtuesve ndërsa zyra e tij hetonte korrupsionin në organin botëror të futbollit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share