Punonjësit në drejtorinë për librat amë bllokojnë qendrën e Shkupit

Sindikata e pavarur e të punësuarve në Drejtorinë për Librat Amë sërish ka dalë në rrugë dhe ka bllokuar trafikun në qendrën e Shkupit.

Ky bllokim vjen pasi protesta e javës së kaluar para Ministrisë së Financave ishte e pasuksesshme, kurse nuk ishin plotësuar kërkesat e tyre për paga më të larta dhe nënshkrimi I marrëveshjes kolektive.

Duke protestuar javën e kaluar para Ministrisë së Financave, ata sërish kanë pësëritur kërkesat e tyre për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për të cilën u dakorduan me Ministrinë e Drejtësisë, me cka parashihet 30% paga më të larta dhe 50% nga paga mesatare për K-15.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share