Trump: Shtete nga e gjithë bota po na kontaktojnë për negociata për tarifat!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka konfirmuar se ka folur me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba për tarifat, raporton The Guardian.

Duke postuar në Truth Social, Trump shkroi:

“Shtete nga e gjithë bota po flasin me ne. Po vendosen kushte të ashpra, por të drejta. Fola me Kryeministrin japonez këtë mëngjes. Ai po e dërgon një ekip të lartë për të negociuar!”.

“Ata e kanë trajtuar SHBA-në shumë keq në Tregti. Ata nuk i marrin automjetet tona, por ne marrim MILIONA të tyrat. Po ashtu edhe në Bujqësi, dhe shumë ‘gjëra’ të tjera. Gjithçka duhet të ndryshojë, por veçanërisht me KINËN!!!”.

Ishiba u tha gazetarëve në Tokio:

“I kam thënë Presidentit se Japonia ka qenë investitori më i madh në Shtetet e Bashkuara për pesë vjet me radhë dhe politikat tarifore mund të dëmtojnë aftësinë e kompanive tona japoneze për të investuar”.

Ishiba tha gjithashtu se ai është pajtuar me Trump për ta vazhduar një dialog konstruktiv mbi këtë çështje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share