Punë pa ndërprerje prej 12 orësh, forcat zjarrfikëse shqiptare vijojnë misionin në Greqi

Misioni i shuarjes së flakëve në Greqi, ku marrin pjesë edhe forcat zjarrfikëse shqiptare vijon pa ndërprerje. Sipas një postimi nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, prej afro 12 orësh ekipi po punon në një terren të vështirë dhe sipërfaqet e mëdha të djegura në zonën e Aleksandropolit.

“Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar, në operacionin e shuarjes së flakëve.

Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira”, shkruan Peleshi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo është dita e gjashtë që Greqia vijon luftën me zjarret./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share