MMJPH: Shkollat e përfshira në programin e monitorimit të mjedisit jetësor GLOBE po pajisen më tej

32 shkolla nga Maqedonia e Veriut, nga të cilat 12 shkolla të mesme, 20 shkolla fillore dhe një kopsht fëmijësh, janë pjesë e një programi shkencor dhe arsimor mbarëbotëror për mësim dhe vëzhgim global në favor të mjedisit jetësor, që zbatohet në nivel global nga Zyra për Zbatim të Programit GLOBE në kuadër të Korporatës Universitare për Kërkime Atmosferike (UCAR) në SHBA.

Jemi krenarë që 32 institucione arsimore në vend janë pjesë e rrjetit botëror dhe të shënuara me koordinata me të dhënat e mbledhura plotësojnë tablonë e kushteve mjedisore në nivel global. Vendi ynë përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është pjesë e këtij rrjeti që nga viti 1998 dhe në 24 vitet e fundit ka funksionuar me intensitet më të madh apo më të vogël. Në vitin 2021, me mbështetje financiare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ndanë paisje për realizimin e aktiviteteve të Programit në 27 shkolla me vlerë totale prej gati 700 mijë denarë të donacionit.

Vitin tjetër Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të Buxhetit për vitin 2022, mundësoi prokurorimin e instrumenteve në vlerë të përgjithshme prej 410 mijë denarë, me të cilat janë kompetuar paisjet e nevojshme për kryerjen e matjeve në përputhje me kërkesat e protokolleve të GLOBE për ato shkolla që tashmë kanë marrë një pjesë të paisjeve, por edhe për të sapoangazhuarit, kanë prokuruar kimikate për kryerjen e matjeve në vlerë të përgjithshme prej 150 mijë denarë dhe mjete për trajnimin vjetor të profesorëve të përfshirë në realizimin e GLOBE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Paisjet u shpërndahen shkollave sipas nevojave dhe kërkesave të tyre. Çdo shkollë përmes prokurimit dhe shpërndarjes është e pajisur me komplete dhe kimikate të nevojshe për të ndjekur protokollet për matjen dhe hulumtimin e pesë zonave të mjedisit jetësor, që do të lejojnë vazhdimësinë e matjeve për vitin shkollor 2023.

Ky program sponzorohet nga NASA në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Oqeaneve dhe Atmosferës (NOAA), Fondacionin Kombëtar të Shkencës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit që mundëson mbi 37 000 shkolla nga 124 vende të udhëhequra nga mbi 40 000 trajnerë GLOBE të monitorojnë të dhënga nga 5 fusha të mjedisit jetësor (Atmosfera, Biosfera, Hidrosfera, Pedosfera dhe Toka si sistem) dhe ti inkuadrojnë ato në platformën qëndrore në të cilën çdo vend matës dhe çdo shkollë inkuadrohet me koordinata.

Me procesin e zbatimit të Programit GLOBE, ne po punojmë drejtpërdrejt në ndërgjegjësimin e publikut për nevojën e monitorimit në më shume medium të mjedisit jetësor dhe nevojën për kujdes më të madh ndaj burimeve natyrore.

Përfitimet e Programit janë të shumëfishta, për studentët, mësuesit, institucionet, shkencëtarët, por edhe për publikun e gjerë. Praktika tregoi se matjet e parametrave të parashikuar në protokollet e Globe si ishin të dobishme për popullsinë lokale në disa rajone të vendit, si shembulli i Vallandovës, ku matjet e shkencëtarëve paralajmëruan fermerët për temperaturat e ardhshme minus dhe duhet marrë masa mbrojtëse.

Zbatimi efikas i Programit GLOBE mundëson edukimin e studentëve për nevojat e informacionit për gjendjen, cilësinë dhe perspektivën e mjedisit jetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm, mundëson arritjen e përvojës praktike dhe kontribuon në avancimin e sistemit arsimor, veçanërisht kur nuk ka program dhe plan mësimor të posaçëm arsimor për mjedisin në mësimdhënien e rregullt.

Kapacitetet për zbatimin efikas të Programit GLOBE janë një aspekt shtesë i qëndrueshmërisë sepse menaxhimi i përgjegjshëm dhe transparenca gjatë zbatimit rezultojnë në një partneritet afatgjatë ndërmjet donatorëve të burimeve financiare dhe menaxhim efikas të burimeve të përgjithshme materiale dhe njerëzore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share