Publikohet traileri i filmit “Killers of the Flower Moon”

Filmi do të dalë në disa kinema amerikane më 6 Tetor dhe më vonë do të transmetohet globalisht

Është publikuar traileri i filmit “Killers of the Flower Moon”. Bazuar në librin më të shitur të autorit David Grann dhe shkruar për ekranin nga Eric Roth dhe Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon” tregon historinë e vrasjeve brutale pas tentativave për shpronësimin e tokave të pasura me naftë të një familjeje në Oklahoma.

Përveç historisë interesante, kasti i filmit përbëhet nga yje të Hollivudit si Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Lily Gladstone, Jesse Plemons, Cara Jade Myers etj. DiCaprio në këtë film është edhe aktor por edhe producent, ndërsa bashkëpunimi mes aktorit dhe regjisorit Martin Scorcesse është i shtati mes tyre.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Xhirimet e filmit u kryen dhe u realizuan të gjitha në shtetin e Oklahomës. “Killers of the Flower Moon” do të dalë më disa kinema amerikane më 6 Tetor dhe më vonë do të transmetohet në mbarë botën në Apple TV+.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share