Publikohet seriali i ri i Arnold Schwarzenegger

Aktori i njohur: Filmi Fubar do t’ju bëjë të qeshë gjatë gjithë sezonit

Është publikuar traileri zyrtar i serialit “Fubar” me aktorin e njohur amerikan Arnold Schwarzenegger. Aktori i njohur luan një agjent të CIA-s, i cili po përgatitet të dalë në pension.

Në një mision të ri ai mëson se marrëdhënia me vajzën e tij Ema, e cila luhet nga aktorja Monica Barbaro është ndërtuar mbi një gënjeshtër pasi zbulon se edhe ajo punon për CIA-n.

“Fubar” do t’ju bëjë të qeshni, jo vetëm për dy orë, por për një sezon të tërë ,” tha Schwarzenegger, i cili gjithashtu shërben si producent ekzekutiv së bashku me krijuesin dhe drejtuesin e serialit me tetë episode Nick Santora.

Krahas tij luajnë aktorë të tjerë si Fortune Feimster, Aparna Briel, Jay Baruchel dhe Gabriel Luna. “Fubar” do të shfaqet premierë në Netflix më 25 maj.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share