Publikohen pamjet – Si u neutralizua autori i sulmit me armë në bankë

Policia publikon pamjet kur 25-vjeçari qëllon ndaj efektivëve

Ky filmim tregon momentin kur një polic përballet me breshërinë e të shtënave të Konor Stërxhënit, 25-vjeçarit që sulmoi me armë të hënën, bankën ku punonte në Luisvill.

Pamjet janë xhiruar me kamerën e trupit të njërit prej 2 policëve, të cilët rrëzohen sapo përballen me të shtëna nga pas dhe tërhiqen poshtë shkallëve për t’u fshehur.  Të tjerë efektivë u vijnë në ndihmë, të cilët qëllojnë për vdekje autorin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

25-vjeçari qëlloi për vdekje 5 persona, punonjës të bankës dhe plagosi 9 të tjerë, ndër të cilët edhe një polic që ndodhet në spital në gjendje të rëndë për shkak të plagëve të marra në kokë. Stërxhën e transmetoi drejtpërdrejtë në Instagram të gjithë sulmin. Shkaqet mbeten të paqarta./Tv Klan

VIDEO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share