Kina dhe Rusia, rezolutë të re për Gazën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sërish këtë të hënë, për të votuar një tjetër rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Rezoluta është propozuar nga Kina dhe Rusia, që të premten vendosën veton ndaj një rezolute të Shteteve të Bashkuara që kërkonte për të parën herë armëpushim, por që u hodh poshtë prej tyre si hakmarrje ndaj refuzimeve që Uashingtoni u ka bërë deri tani rezolutave të ngjashme.

Ndërkaq, Hamasi shprehu pakënaqësinë për një projekt-marrëveshje armëpushimi të diskutuar në fundjavë në Doha, që u pranua nga Izraeli pasi parashikonte shkëmbimin e pengjeve izraelite me disa të burgosur palestinezë. Hamasi tha se marrëveshja nuk përmush kushtin kryesor për tërheqjen e gjitha trupave izraelite nga Rripi i Gazës.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share