Publikohen formacionet për sfidën ndaj Izraelit, kujt ia ka besuar sulmin Reja

U publikuan formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Izrael, sfidë e cila do të transmetohet në Tv Klan në orën 20:45.

Nuk ka surpriza në portë për Shqipërinë. Berisha do të mbrojë katërkëndëshin e kombëtares sonë ndërsa para tij do të qëndrojnë Ismajli, Gjimshiti dhe Veseli. Në krahë të mbrojtjes do të jenë Ivan Balliu dhe Elseid Hysaj.

Mesfusha do të përbëhet nga Abrashi, Asllani dhe Bajrami. Sulmin ndeshjen e sotme trajneri Edy Reja ua ka besuar Myrto Uzunit dhe Armando Brojës.

Ndërkohë për Izraelin do të luajë në portë Marciano. Në mbrojtje: Leidner, Miguel Vito, Goldberg dhe Dasa. Në mesfushë: Jaber, D. Pertez dhe Karzev. Në sulm luajnë Solomon, Abada dhe Welssman./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share