PTHP: Nuk kemi dhënë mendim pozitiv në lidhje me lirimin me kusht të Mijallkovit!

Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se, asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv dhe nuk është pajtuar në lidhje me lirimin me kusht të personit të dënuar Sasho Mijallkov dhe as për të drejtën e tij për t’u larguar nga vendi.

 “Prokurori publik kompetent gjatë vendimit të shkallës së parë për lirimin me kusht të të dënuarit Sasho Mijalkov ka dhënë mendim negativ. Pas marrjes së vendimit për shkarkimin e tij, prokurori ka bërë ankesë, por është refuzuar si e papranueshme, pasi ndërkohë, me ndryshimet në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve të botuara në Gazetën Zyrtare më 02.04.2024, dispozita është fshirë nga neni 254, që parashihte detyrimin për dorëzimin e vendimit për lirim me kusht te prokurori publik dhe neni 256 praktikisht e hoqi plotësisht mundësinë e prokurorit publik për ankesë ndaj vendimit për lirim me kusht. Nga aty sqarojnë se, një mbikëqyrje e tillë përcaktohet ekskluzivisht nga Gjykata dhe në përputhje me ligjin (neni 255) mund të përbëhet nga masa të veçanta të ndihmës, kujdesit, mbikëqyrjes ose mbrojtjes të zbatuara nga një autoritet kompetent në përputhje me ligjin.Kur është fjala për rastin “Thesari”, shkruan në njoftim, prokurori publik kompetent asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv për kthimin e dokumentit të udhëtimit.

Reagimi i PTHP vjen pas videos së publikuar nga Monako, ku, ish-drejtori i DSK-së dhe i dënuari Sasho Mijallkov është parë para një restoranti luksoz me një “Ferrari” të kuq.

Mijallkov është dënuar për disa krime të cilat i kishte hapur ish- Prokuroria Speciale Publike (PSP), por më kryesoret iu vjetërsuan.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share