Përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes – Zëvendësministri Jajaga publikon shifrat

Përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinël e Mbrojtjes nuk është i kënaqshëm. Ka numër të vogël të përfaqësuesëve shqiptarë në disa sektore të MPB-së, theksoi Jajaga, i cili shtoi se kanë rënë dakord me Ministren e Mbrojtjes për përmirësimin e kësaj çështjeje. Përveç numrit, edhe tek ato që punësuar që janë, sipas Jajagës, nuk ka përfaqësues në pozita më të larta në njësi e sektroe të MB-së.

“Përfaqësimi në strukturat e administratës në MB është ai q[ është, kam këtu disa shifra që do të desha t’i përmend. Përfaqësimi i shqiptarëve në administratë arrin 17 %, larg asaj që duhet të jetë realisht. Në aspekt të ushtrisë, tek përfaqësuesit e lartë ushtarakë, oficerë, kemi 14.1 %. Nënoficerë 23.82 %. Kemi përmirësim të gjendjes tek ushtarët profesionistë ku është 25 %. Në përgjithësi kemi përfaqësim prej 21.18%”, sqaroi Tiron jajaga në Klan Debat./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share