Mexhiti: Nuk ka Front për Evropë, por Aleancë për Artanin

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti si njëri nga drejtuesit kryesor të “Grupit të zjarrit” në fjalimin e tij para qytetarëve të Gostivarit u shpreh se pakënaqësia në BDI ka filluar më herët. Sipas tij, ky grup e kishte vonuar votimin e qeverisë për 17 ditë, ndërsa me Kastriot Rexhepin, ish deputetin e Besës, e kishin shpëtuar qeverinë, përcjell KlanM.

‘Në një kohë kur qeveria ka 64 deputetetë, për të shpëtuar Artanin, merr deputetë nga opozita, pra është Aleancë për Artanin jo për Evropë. Duke vrapuar për të bërë akrobacione për 81, mund të mos kemi as 61. Ne shohim se nuk jemi në rrugë të mirë, sepse këtë e dëgjojmë nga qytetari se ne nuk rrijmë në sallone. Dy qytetarë nga Pollogu më thanë shyqyr që keni dalur se do ta shpëtoni BDI-në, se si ka nisur Artani, kemi frikë se do t’i humbim zgjedhjet. Ne nuk kemi dal, për të kërku poste, por tia shpëtojmë fytyrën Ali Ahmetin”, ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti në fund ka shtuar se ka qënë gabim vënia e Artan Grubit në pozitën e sekretarit organizativ, pasi sipas tij, Grubi nuk e ka njohur strukturën. Mexhiti kërkoi lista të hapura për deputetë në zgjedhjet e ardhshme./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share