PSV fiton Superkupën e Holandës

Triumfon në finale ndaj Feyenoord

PSV Eindhoven e nisi sezonin 2023-2024 me trofe. Triumfi i tretë radhazi në Superkupën e Holandës u arrit përballë Feyenoord mbrëmjen e së premtes në Roterdam. Kjo sfidë ishte e ekuilibruar dhe u vendos nga një episod.

Fitorja 1 – 0 u përcaktua me golin e Noa Lang në minutën e 79’. Një revansh ky për kampionatin e kaluar ku Feyenoord ia doli të shpallet kampion, ndërsa PSV e mbylli në vendin e dytë, por fitoi Kupën e Holandës.

Kjo është hera e 14 që skuadra nga Eindhoven merr Superkupën e Holandës, trofe që mban emrin e legjendës së futbollit Johan Cruyff. Të premten e ardhshme fillon edhe kampionati holandez.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share