PSG zyrtarizon Dembele, mbyll hapësirat për Mbappe e Neymar

Ousmane Dembele firmos në Ligue 1 deri në verën e vitit 2028

Një francez për të zëvendësuar një nënkampion bote. Kjo duket se është strategjia e PSG, që ka zyrtarizuar Ousmane Dembele si afrimin më të ri në këtë merkato vere. 26-vjeçari mbërrin nga Barcelona për shifrën e 50.4 milionë Eurove, teksa pritet të zërë vendin e Kilian Mbappe nën urdhërat e trajnerit Luis Enrike. Qëndrimi gjashtëvjeçar në Katalonjë ka përfunduar për Dembele, i cili pas tre titujve në La Liga dhe 2 Superkupave Spanjolle synon suksese më të mëdha në kryeqytetin francez.

Dembele ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me PSG, që plotëson kështu një boshllëk në repartin e avancuar. Në aventurën franceze, Dembele do të mbaj mbi shpinë fanellën me numrin 23-të. Për ish-sulmuesin e Dortmund është një rikthim në vendlindje, pas eksperiencës me Rennes (Ren). Një marrëveshje që konfirmon ende marrëdhënien e mirë që po kalojnë dy klubet, pavarësisht ‘luftës’ në distancë për Neymar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kampionët e Francës kanë investuar shumë në sulm, duke ofruar emra si Gonçalo Ramos dhe Marco Asensjo. Ndërkaq, Barcelona pritet t’i përdor këto para jo vetëm për të forcuar skuadrën, por edhe për të regjistruar futbollistë për sezonin e ri.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share