PSG bind Luis Enrique për stolin, spanjolli ndër më të paguarit në botë

Ulja në stolin e PSG-së është çështje kohe për Luis Enrique. Trajneri spanjoll ka rënë dakord për të marrë drejtimin e kampionëve të Francës për dy sezonet e ardhshme. Zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë kësaj jave, me Enrique që do të jetë ndër trajnerët më të paguar në qarkullim. 53-vjeçari do të përfitojë 8 milionë euro në sezon nga kontrata në kryeqytetin francez. Shifër e konsiderueshme që e vendos përkrah emrave si Simeone te Atleticos së Madridit me 40 mln euro, Pep Guardiolës të Manchester City me 23 mln euro dhe Jurgen Klopp me 17 mln euro nga kontrata me Liverpool.

Më shumë se Enrique përfitojnë edhe Allegri, Ancelotti, Ten Hagg dhe Jose Mourinho. PSG do të jetë skuadra e pestë e drejtuar nga Luis Enrique, pas Barcelonës A dhe B, Romës, Celta Vigos dhe kombëtares spanjolle.

Gjatë karrierës së tij, 53-vjeçari ka fituar 9 tituj kampion nga 13 të mundshme, përfshirë 1 Champions League dhe dy kampionate, ndërsa nën drejtimin e përfaqësueses nuk arriti të fitojë trofe. Mbërritja e tij në Paris do t’i pëlqente Neymar, njohje e vjetër për të në periudhën tek Barcelona. Ndërkaq, firma me Enrique mund të detyrojë Mbappe për të menduar qëndrimin, i dyzuar ditët e fundit pas deklaratës se nuk do të rinovonte kontratën me PSG-në.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share