Conference League: Shkupi, Shkëndija dhe Makedonija Gj.P, luajnë për kualifikimin në raundin e dytë

Tre ekipet e Maqedonisë së Veriut sonte vazhdojnë misionin e vet për kualifikim në raundin e dytë të UEFA Conference League, FC Shkupi me epërsi prej pesë goalve nga ndeshja e pare sonte përballet me Hegelman, Shkëndijën e Tetovës me epërsi vetëm me një golë në transfertë në Cardiff, ku takohet me Haverfordwest County , ndërsa Makedonija Gj,P me dizavatazh 0-1 do të përballet me ekipin RFS të Letonisë.

FC Shkupi në ndeshjen e pare mundi ekipin Hegelman në Kaunas 5-0, dhe kjo ndeshja kthyes si duket do të jetë vetë një formalitet. Sulmusi i skuadrës nga Çairi ,Renaldo Cefas ishte hero i raundit të parë të UEFA Conference League duke shënuar 4 gola. Pra FC Shkup, praktikisht ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë.

Shkëndija e Tetovës në Cardiff zhvillon ndeshjezn e 51-të në garat evropiane, me gjasa reale që të siguron edhe dy ndeshje evropiane gjithashtu është pranë kualifikimit, pasi ka epërsi nga ndeshja e pare 1-0, andaj duke iu referuar hiostorisë, skuadra kuqezi nuk ka ndonjë histori që premton , kur dihet se në sezonin 2018-2019, “kuqezinjtë” u mposhtën 4-0 përballë TNS, por tani gjërat kanë ndryshuar shumë dhe përballë është një skuadër debutuese në kët kompeticion të garave

Skuadra e tretë nga vendi ynë në UEFA Conference League, Makedonija Gj.P, e cila në takimin e parë,në kampion stërvitor të FFM-së pësoi disfatë 0-1 nga RFS e Letonisë dhe sonte do ta ketë rëndë në “Slokas Stadions” në Jūrmala. Por në futbolli gjithmonë ka befasi dhe duhet shpresuar në mrrekulli.

Orari i ndeshjeve të ekipeve të RMV-së:

RFS (Lat) – Makedonija GP (1-0) fillon në ora 17:30

Haverfordwest County – Shkëndija (0:1) fillon në ora 20:45

FC Shkupi – Hegelman (5-0) fillon në ora 21:00

 

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share