PSG arrin marrëveshje personale me top sulmuesin portugez

Harry Kane ka qenë objektivi kryesor i PSG-së për repartin e sulmit, por anglezi nuk do të transferohet në Paris.

Sulmuesi anglez ka vendosur të luaj sezonin e ardhshëm te Bayern Munich dhe PSG ka ndryshuar objektiv për repartin ofensivë.

Kampioni në fuqi i Francës ka arritur marrëveshje personale me top sulmuesin portugez, Goncalo Ramos.

22-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon duke zhvilluar 47 ndeshje zyrtare derisa ka realizuar 27 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.

Mediumi portugez A’Bola ka raportuar se Ramos tanimë ka një marrëveshje personale me parisienët për tu transferuar në ‘Parc de Princes’.

Sulmuesi tani po pret që dy skuadrat të arrijnë marrëveshje, me Benfican që është e gatshme të lejoj largimin e tij për 80 milionë euro, 40 më pak se klauzola e Ramos.

Interesim për Ramos ka shprehur edhe Chelsea dhe Newcastle United, por PSG tanimë ka marrëveshje me lojtarin dhe pritet ta ketë më të lehtë transferimin e tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share