PE: Konsensus kombëtar për eurointegrime – të realizohet synimi, RMV në BE në 2030!

Bëhet thirrje për qetësi, dinjitet dhe pjekuri në raportet Shkup-Sofje

Parlamenti Evropian përshëndet harmonizimin e plotë të RMV-së me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke llogaritur edhe përgjigjen e hapur ndaj agresionit ndaj Ukrainës, konform masave restriktive të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në Rezolutë, siç njofton KlanM, u bëhet thirrje kreatorëve të politikave që të nxisin konsensus kombëtar për integrim në BE dhe të punojnë për të arritur qëllimin ambicioz për realizimin e kritereve për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Rezolutë vërehet përkushtimi i RMV-së për diplomaci pozitive dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe përsëritet mbështetja për zbatimin e plotë të Traktatit të Miqësisë e Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.

“U bëhet thirrje bartësve të vendimeve politike në Bullgari dhe RMV të ndërmarrin përgjegjësi të përbashkët dhe ta kthejnë agjendën pozitive midis dy vendeve. Të kthehet dialogu diplomatik dhe social që me vullnet të mirë të zgjidhen ankesat dyplaëshe. Raportuesi mbështet përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për ndryshime kushtetuese që do të kyçnin bashkësi tjera në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së”, thuhet në Rezolutën e Parlamentit Evropian.

Në Raportin prej dhjetë faqeve, sic njofton KlanM, janë dorëzuar 320 amendamente në 161 faqe, për të cilat do të debatojë Komisioni për Punë të Jashtme, ku eurodeputetët bullgar do të përpiqen t`i vënë kritikat e tyre ndaj Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share