Këngëtarja thuhet se është fokusuar tek basketbollisti Jimmy Butler
Arsyeja pse Shakira nuk i përgjigjet flirtit të Tom Cruise duket se është një mashkull tjetër. E bëhet fjalë pikërisht për basketbollistin, Jimmy Butler.
Pas ndarjes nga futbollisti Gerard Pique, ajo tashmë është në kërkim të dashurisë. Ylli i “Miami Heat”, ishte e pranishme në radhët e tifozëve për të parë ndeshjen “Miami Heat” kundër “Boston Celtics”.
Menjëherë pas përfundimit të lojës, ata ndoqën njëri-tjetrin në Instagram, gjë që shtoi edhe më tej dyshimet duke qenë se këngëtarja ndjek shumë pak persona në llogarinë e saj. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se e gjithë kjo mbetet spekulim, pasi as Shakira dhe as Jimmy Butler nuk kanë komentuar për këtë çështje.
Por teksa këngëtarja është në kërkim të një partneri të ri, Gerard Pique po jeton ditët më të mira me Clara Kia Marti, të cilën e ka treguar edhe me postimet e shpeshta në rrjetet sociale.
Klan News