Arif Ziberi zbulon kuptimin pas emrit Elita 5!

Arif Ziberi, në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ka shuar kuriozitetin e të gjithë shqiptarëve nëpërmjet intervistës së tij të veçantë.

Teksa moderatorja Alketa Vejsiu i krijoi mundësinë të gjithëve të bënin pyetje për artistin nëpërmjet “Instastory”, Arifi zbuloi edhe kuptimin e emrit të grupit dhe historinë që fshihet pas tij.

“Elita dihet që është më e mira. Dhe ne ishim të rinj. Tashmë jemi 6 veta, po atëherë kemi qenë 5. Ishim të vegjël dhe na u duk emri i duhur. Çfarëdo që të ndodhë, emri do të mbetet Elita 5”, tha Arif Ziberi. /tvklan.al

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share