Pse protestuan ndaras sindikatat e sektorit publik dhe atij privat? – Deanovski: Mungesë komunikimi

Në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin, Trpe Deanovski nga Sindikata e të punësuarve në sektroin publik foli rreth protestës së organizuar sot më 1 maj. Sipas Deanovskit, sot protesta u zhvillua ndarasi mes sindikatave të punëtorëve të sektorit publik dhe atyre të sektorit privat. Por kjo sipas tij, nuk është ndonjë problem sepse të dy sindikatat kanë qenë të bashkuara kur është dashur të rriten rrogat. Më shumë ka të bëjë me mungesë komunikimi, konsideron Deanovski.

“Do të ishte shumë më mirë të dilnim bashkë. Nga të dyja organizatat çdoherë ka pasur dorë të shtrirë për bashkëpunim dhe duhet ta dimë se duhet patjetër bashkë ta festojmë ‘1 Majin’ dhe bashkë të kërkojmë të drejta më të mëdha për punëtorët”, tha mes tjerash Denaovski në Klan Debat./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share