Pse kur burrat ulen kështu pranë grave shihet si një fenomen tejet shqetësues?

Glower

Nëse fjala “mansplaining” i referohet të folurës me përbuzje të një burri ndaj grave, “manspreading” korrespondon me një sjellje goxha të hershme. Kjo e fundit i përgjigjet një veprimi fizik, mënyrës si një burrë ulet apo qëndrimi i tij në publik.

Sipas studimeve të kryera, kur një burrë ulet dhe i mban këmbët e hapura pranë njerëzve të tjerë, shihet si një fenomen shqetësues, aq sa në Madrid është e ndaluar ligjërisht. Tani, ekspertët po e justifikojnë këtë veprim duke ia atribuar nevojës së qenësishme të një burri për t’u ndjerë sa më komod. Por kjo gjë kundërshtohet në masë pasi cilësohet si një mënyrë që burrat të pohojnë autoritetin e tyre dhe në njëfarë forme të “minojnë” fuqinë e një gruaje.

Ndonëse sigurisht nuk është mënyra më e sjellshme për të qëndruar ulur, a është vërtet rasti kur burrat monopolizojnë hapësirën e një gruaje për shkak të ndjenjës së epërsisë? Apo shkenca luan një rol më të madh nga sa mendojmë?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Neurokirurgu i njohur John Sutcliffe shpjegon se ky qëndrim mund të jetë thjesht diçka instiktive dhe që nuk lidhet me egon. Ai shton se dhe pjesa e fizikut ndikon.

 “Gjerësia e përgjithshme e legenit është relativisht më e madhe te femrat dhe këndi i qafës së femurit është më akut. Këta faktorë mund të luajnë një rol për ta bërë më pak të rehatshëm për meshkujt që të ulen me gjunjë afër njëri-tjetrit”, tha ai për “Independent”.

Dallimet anatomike nuk janë e vetmja gjë që mund t’i bëjë gratë dhe burrat të ulen ndryshe. Një artikull i fundit i “Vice” thekson se mënyra se si ulemi ka të bëjë dhe me vendin nga vijmë.

Përshembull në Poloni është e zakonshmeë që njerëzit të ulen shumë pranë njëri-tjetrit, pra ato nuk i konsiderojnë shqetësuese prekjet fizike nëpër autobusë, trena apo stacione.

Nuk ka asnjë burrë ose grua që pretendon se transporti publik është vendi më i rehatshëm. Kështu që mbase ky lloj qëndrimi ulur duhet mirëkuptuar./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share