Pse ikin të rinjtë? – Pyetja që “ndezi” debatin mes të ftuarve në Klan Debat

Korrupsioni dhe nepotizmi gjatë punësimit të të rinjve ishte tema që ndezi debatin në studion e Klan Debat mes tre profesoreve universitare, përfaqësueses të tre partive politike. Vjollca Berisha akuzoi pushtetin për nepotizëm gjatë punësimeve të rë rinjve, duke bërër, sipas saj, që të rinjtë të ikin nga vendi, ndërsa Besa Kadriu u shpreh se funksionarë të BDI-së nuk e lejojnë ecjen para të vetingut, pasi sipas saj, atyre nuk iu konvenon kjo dhe kanë frikë nga vetingu.

Ndërkaq Arta Bilalli Zendeli nga BDI ngirti tezën se nepotizëm ka edhe në pushtetin lokal, që sipas saj, drejtohet nga kryetarë të opozitës, mes tyre edhe të Levizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share