Pse Bujar Osmani dhe jo Ali Ahmeti?

Në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, kandidati për president nga BDI, Bujar Osmani foli për përzgjedhjen që ai të jetë kandidat e jo Ali Ahmeti. Sipas Osmanit, Ahmeti e ka definuar qëllimin final për Maqedoninë para 20 viteve. Ky qëllim përshin tre segmente dhe atë, Maqedoni e barabartë, Maqedoni në NATO dhe Maqedoni në BE.

“Ali Ahmeti ka vlerësuar se një pjesë të rëndësishme të misionit të tij të madh, që e ka marrë si amanet nga gjeneratat trashëgues i të cilëve është, por edhe nga populli në çdo zgjedhje në 15 ciklet e fundit zgjedhore, është që unë të jem bartës i kësaj pjese të rëndësishme të misionit, që unë e quaj thyerje e kështjellës së fundit të monopolit etnik, që ka për qëllim ta normalizojë barazinë”, tha mes tjerash Bujar Osmani./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share