PS kërkon hetim për Monika Kryemadhin

“Transfertat bankare me oligarkët rus, u cënua siguria kombëtare”

Socialistët kanë kërkuar sërish hetim për transfertat bankare nga oligarkët rusë të Monika Kryemadhit, pasi sipas tyre është cënuar siguria kombëtare.

“I bëjmë thirrje që të fillojnë urgjentisht hetimin, Kryemadhi mund të hesht, por prokuroria jo se është cënuar sigurua kombëtare dhe Shqipëria është njollosur.”

Toni Gogu në emër të mazhorancës ngre disa pyetje për bashkëshorten e ish-presidentit Meta që sipas tij ajo ka detyrimin publik t’ju përgjigjet.

“Gjithashtu Zonja Kryemadhi duhet t’u përgjigjet shqiptarëve edhe për lëvizjet e saja jashtë shtetit? Mediat kanë publikuar se lëvizjet e zonjës Kryemadhi në vitin 2017 kur janë bërë edhe këto pagesa korrenspondojnë me lëvizjet nëpër llogari.”

Mazhoranca mendon se si Kryemadhi, ashtu dhe Basha që ka marrë 500 mijë Euro kur drejtonte PD nga kompani ruse ka ndihmuar që interesat e qarta destabiliziuese ruse në rajon të gjejnë terrenin e përshtatshëm në vendin tonë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share