Lushtaku i dërgon infuzion Kurtit: Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për të

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, i ka dërguar kryeministrit, Albin Kurti një infuzion.

Më pas ai ka shkruar në Facebook në lidhje me këtë veprim, duke thënë se edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.

Tutje, ai ka shkruar se qeverisë aktuale i ka humbur rruga në oborr dhe se gjendja e shëndetësisë në vend është e rëndë, përcjell Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion. Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës”, ka shkruar Lushtaku./KlanKosova/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share