Provimi për t’u punësuar në administratë edhe në gjuhën shqipe

Aliu: Kjo siguron barazi dhe u ndihmon shqiptarëve të përgjigjen saktë

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, do të mund të mund të ushtrojnë një të drejtë tjetër ligjore në vendin e tyre pasi do të mund të japin provimin e administratës edhe në gjuhën shqipe. Kështu sot informoi Azir Aliu ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ai shtoi se ky është një hap kolosal për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe për të gjithë ata qytetarë të rinj që do të punësohen në të ardhmen në administratën shtetërore.

“Përdorimi i gjuhës amtare në provimin e administratës do të sigurojë qytetarët tanë të kuptojnë plotësisht pyetjet dhe informacionet e dhëna në provim duke përmirësuar mundësinë për t’u përgjigjur në mënyrë të saktë dhe korrekte. Përkthimi i pyetjeve në gjuhën shqipe që siguron mundësi të barabartë dhe pasqyron respektimin tonë për diversitetin gjuhësor në shtet ishte përkushtimi jonë që e realizuam për një kohë shumë të shkurtër në ministrinë tonë”, deklaroi ministri Azir Aliu.

Aliu nuk tha nëse testimi në shqip do të pamundësojë keqpërdorimin e rrejshëm të përkatësisë etnike gjatë punësimit. Në pyetje se deri ku është ligji për barazimin e pagazve në administratë ai tha se ky ligj është kompleks dhe po punohet ende në përpilimin e tij./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share