Protestuesit çajnë kordonin e policisë, hedhin bojë drejt Kryeministrisë. Të tjerë ndezin qirinj
Në fund të protestës, drejtuesit e saj kërkuan nga tubuesit që të ndiznin një qiri për viktimat që sipas tyre u vranë nga dora e policisë.
Kjo bëri që protestuesit të çanin kordonin e policisë dhe të hidhnin bojë në drejtim të mureve të Kryeministrisë.
Në të njëjtën kohë një pjesë tjetër e qytetarëve ndezën qirinj.
Organizatorët e protestës ndërhynë për të qetësuar protestuesit. Megjithatë, një prej tyre u shoqërua nga policia.