Paralajmërimi i Vuçiqit për mosnënshkrim të marrëveshjes derisa ai është president?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si duket ka paralajmëruar mosnënshkrimin e marrëveshjes, për të cilën u tha se janë marrë vesh mbrëmë në Ohër, në takimin maratonë me Albin Kurtin e nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së, informon KlanM. Në një dalje para gazetarëve, sot në Beograd, Vuçiq jep sqarimet se pse nuk e ka nënshkruajtur marrëveshjen.

“Kam dhimbje të padurueshme në dorën e djathtë e vetëm me dorën e djathtë mund të shkruaj. Dhe ajo dhimbje vështirë se ndalet në 4 vitet e ardhshme”, deklaroi Aleksandara Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares, përcjell Klan Macedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Katër vite nga sot, përputhet edhe me fundin e mandatit të Vuçiqit në krye të presidencës serbe e kjo ndoshta është paralajmërim nga ai se derisa të jetë vet në krye të shtetit serb, nuk do të ketë marrëveshje me Kosovën./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share