Protestojnë bastoret dhe kazinotë – 10.000 njerëz mbeten pa punë nëse kalojnë ndryshimet ligjore!

Anëtarë të Asociacionit të bastoreve sportive të Maqedonisë dhe Asociacionit të organizatorëve të lojrave të fatit në automat-klubet dhe kazinotë, sic njofton KlanM, kanë protestuar para Kuvendit, sic thanë, për të shprehur revoltën nga ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për lojra të fatit.

Me ndryshimet parashihet kufizimi i hapësirave ku organizohen lojra elektronike të fatit, respektivisht mund të organizohen vetëm në hapësira të veçanta, sic percjell KlanM, për të cilat kanë pëlqim nga Ministria e Financave si dhe distanca nga shkollat të jetë së paku 500 metra.

Sipas Asociacioneve, miratimi eventual i ndryshimeve ligjore në këtë version 10.000 punonjës do të mbeten pa ekzistencë, kurse Buxheti do të humb 280 milion euro të ardhura vjetore.

Nga Asociacionet e bastoreve dhe lojrave të fatit thanë se bllokimi i rrugës para Kuvendit është vetëm hapi i pare, sic percjell KlanM, duke paralajmëruar një sërë protestash masive dhe forma tjera demokratike të shprehjes së pakënaqësisë nëse miratohen ndryshimet ligjore.

Janë prononcuar edhe nga Lëvizja Anti – Bixhoz. Sipas tyre, propozim ligji është në dobi të qytetarëve dhe u kanë bërë ftesë deputetëve që mos ta bllokojnë Ligjin për Lojërat e Fatit në Komisionin për Çështje Europiane./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share