Vetë izraelitët janë të përçarë për planet e kryeminisrit Benjamin Netanyahu
Ndryshe nga herët e tjera, mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Jeruzalemit për të treguar mbështetjen për reformën e gjyqësorit. Vetë izraelitët mbetën të përçarë për këtë reformë e cila ka zhytur vendin në nga krizat më të thella politike gjatë viteve të fundit.
Reforma sipas kryeministrit Benjamin Netanjahut është është e nevojshme për të frenuar tejkalimin e kompetencave nga ana e disa gjyqtarëve, por disa kritikë thonë se reforma do të rrezikonte themelet demokratike të vendit.
Duke valëvitur flamujt izraelitë, qytetarët u mblodhën para parlamentit, duke brohoritur se “populli kërkon reformën në drejtësi”.
“Prezenca jonë këtu tregon se askush nuk ka të drejtë t’i thotë qeverisë tonë se çfarë të bëjë dhe të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit. Ne kemi një kryeministër.”
Shumë zyrtarë në Izrael duke përfshirë presidentin, roli i të cilit është kryesisht simbolik, kanë bërë thirrje që palët të arrijnë një kompromis.
Klan News