“Karvani” i traktorëve niset drejt Parisit! Mijëra fermerë bllokojnë autostradat, qeveria e Macron ‘e zënë ngushtë’

“Karvanët” e traktorëve po i afrohen Parisit. Mijëra fermerë protestues kanë injoruar paralajmërimet e policisë duke mos marrë parasysh as koncesionet që ka ofruar qeveria e Emmanuel Macron së fundmi. Kreu i shoqatës së fermerëve Serge Bousquet-Cassagne iu drejtua protestuesve duke thënë: Jam shmë krenar për ju!

Siç shkruajnë mediat e huaja, ata janë nisur me mjetet e tyre bujqësore drejt tregut Rungis të kryeqytetit francez, që është pika kryesore e shpërndarjes së produkteve ushqimore në vend.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmani ka deklaruar se policia do të jetë në gatishmëri për të mos lejuar kalimin e tyre në këto zona strategjike. “Ata nuk mund të sulmojnë policinë. Ata nuk mund të hyjnë në Rungis. Ata nuk mund të hyjnë në aeroportet e Parisit apo në qendër të tij”, tha Darmanin për “France 2”. Ai shtoi: Nëse ata përpiqen ta bëjnë këtë gjë, ne do të jemi atje. Mësohet se janë rreth 10 mijë fermerë në autostradat franceze që kanë bllokuar 100 akse të rëndësishme rrugore. Përveç lëvizjes në Paris, autokolonat kanë si qëllim të rrethojnë Lionin, qytetin e tretë më të madh të Francës.

Kjo protestë po bën zhurmë në gjithë Europën, duke nxitur dhe fermerët e vendeve të tjera të nisin të njëjtin aksion. Protestat e para kanë nisur në Gjermani, Poloni, Rumani, Belgjikë dhe Itali.

Më poshtë, disa nga fotot më “pikante” të kapura nga protesta:

Lexo gjithashtu
Total
0
Share