Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut që të pranojnë propozimin francez.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se ky propozim i hap rrugë nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al