Serbët hapën tunelin 30 metra te Gjykata e Lartë e Malit të Zi, kush i ndihmoi

Një grup kriminal serb ka hapur tunelin nëntokësor rreth 30 metra të gjatë që të çon në ambientet e brendshme të Gjykatës së Lartë. Ministri i Brendshëm malazez Filip Adžić deklaroi emrat dhe shfaqi fotografitë e katër të dyshuarve të katër shtetas të Serbisë, si dhe ndaj dy personave të panjohur.

Adžić tha se të dyshuarit u larguan më 11 shtator nga Mali i Zi në ditën kur u zbulua tuneli nëntokësor.

“Tuneli deri te depoja e Gjykatës së Lartë është hapur kryesisht nga shtetas të Serbisë, të cilët janë identifikuar dhe kanë pasur ndihmës nga Mali i Zi. Të dyshuar jane Veljko Marković , Milan Marković , Dejan Jovanović dhe Vladimir Erić. Të përfshirë në këtë aktivitet kriminal janë së paku pesë bashkëpunëtorë të tjerë. Ekziston një lidhje e caktuar në mes të kësaj organizate kriminale dhe një personi nga Gjykata e Lartë dhe anëtarëve të një organizate kriminale që qëndrojnë në burgun në Spuž. Shumica e të identifikuarve kanë një të kaluar kriminale.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se nga depoja e Gjykatës së Lartë janë vjedhur 19 armë zjarri.

Rezulton se tuneli është hapur para maksimumi një muaj e gjysmë. Sipas këtyre informacioneve, pronarët e kanë dhënë me qira banesën në bodrumin e pallatit, përballë ndërtesës së gjykatës, në fund të muajit korrik. Punimet nëntokësore me shumë gjasa janë kryer në muajin gusht, ndërkohë që pjesa më e madhe e punonjësve në administratën shtetërore, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, ishin me pushime.

Kryeministri Dritan Abazoviç tha se do të kërkojë përgjegjësi nga përfaqësuesit e Gjykates së Lartë sepse është tentuar minimi i shtetit.

Në tre vitet e fundit, në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë ruajtur gjithsej rreth 9.5 ton drogë e të llojeve të ndryshme, nga të cilat rreth dy ton kokainë dhe rreth shtatë ton marihuanë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share