Propozimi francez i pranueshëm për ASH-në dhe BESËN

PROPOZIMI FRANCEZ I PRANUESHËM PËR ASH-në dhe BESËN

SELA: ME HAPJEN E KUSHTETUTËS, TË ELIMINOHET EDHE 20%

Rreth një orë iu desh kryetarit të Aleancës për Shqiptarët që të bindet se propozimi francez duhet të pranohet, raporton KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Kuptohet se ne këtë propozim do ta marrim me seriozitet dhe kuptohet që qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët do të jetë “pro” integrimeve, “pro” kompromiseve të nevojshme që duhet bërë në mënyrë që të vazhdojmë në këtë rrugëtim” – tha Sela.

E ndryshimet kushtetuese që parashihen në procedurën për anëtarësim në BE, Sela i sheh si mundësi të mirë që të eliminohet 20%. Tha se tani, bashkëqytetarët maqedonas e kuptojnë se si është që të kontestohet gjuha.

”Të kuptojnë se si ndjehen shqiptarët, kur trajtimi i gjuhës shqipe në Kushtetutë, nuk trajtohet as me një fusnotë: gjuhë shqipe dhe të ketë ndonjë fusnotë apo nuk e di çfarë, por nuk ka asnjë element që i thotë gjuhë shqipe. Përkundrazi, ju e dini se definicioni për gjuhën shqipe është; gjuha që e flasin mbi 20% e popullatës e që është e ndryshme nga gjuha maqedonase” – deklaroi Ziadin Sela.

E Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sot vendosi që mos të prononcohet për media.
Për propozimin francez u prononcuan edhe nga Lëvizja Besa. Edhe ata kërkojnë që kur të hapet kushtetuta, duhet të eliminohet 20%.

”Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon se do pranojmë çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE dhe që i njejti nuk do cenonte interesat e shqiptarëve në vend. Po ashtu pasi që propozimi francez në vete implikon ndryshime kushtetuese, ne për të dëshmuar konsistencën politike nga hapja e fundit e kushtetutës do kërkojmë që të korrigjojnë në kushtetutë terminologjinë “gjuha që flasin mbi 20% e popullatës” të zëvendësohet me termin “gjuha shqipe” – thonë nga Lëvizja BESA.

Nga Qeveria ende nuk e kanë bërë të qartë se kur propozimi do të dërgohet në Kuvend. E nga institucioni ligjdhënës, shkurtë thanë se sapo ta pranojmë dokumentin, do të diskutohet për të. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share