Propozimi francez: Apasievi paralajmëron radikalizimin e protestave

“TË SHFRYTËZOHET KJO REVOLTË E POPULLIT MAQEDONAS”

Kanë vazhduar protestat e opozitës maqedonase kundër propozimit francez në kornizën negociuese për në BE, përcjellë Klan M. Për të ditën dytë, qytetarët të cilët thonë se I takojnë një grupi joformal në rrjetet sociale, u mblodhën para qeverisë me moton “Ultimatum – Jo faleminderit”

“Stop bullgarizimit”, “Fashizmi bullgar – vlerë evropiane”, ishin pjesë të mesazheve për zyrtarët e shtetit dhe të qeverisë, mes tyre edhe mesazhe ofenduese për ata që janë shprehur pozitivisht për propozimin francez.

Qytetarëve u janë bashkuar edhe liderët e partive politike. I pranishëm ishte edhe Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, por nuk është prononcuar për mediat.

Dimitar Apasiev nga “E Majta” ishte në krye të mbështetësve të tij. Paralajmëroi radikalizimin e protestave.

“Dua ta ngris si cështje që nga nesër të nisim me metoda më radikale për shkak se spektakularizmi do ta kanalizojë indinjatën. Qëllimi është që thelbësisht ta parandalojmë këtë që po bëhet – tradhëtinë” – shkruan Dimitar Apasiev, kryetar i partisë ”E majta”

Edhe pse protesta ka zgjatur një orë, disa protestues kanë vënë tenda dhe kanë kaluar natën para qeverisë, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë këtu derisa të hidhet poshtë propozimi francez. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share