Aksident i rëndë këtë pasdite në Maqedoninë e Veriut, 3 persona humbin jetën

Policia e Maqedonisë së Veriut raportoi që në orët e pasdites ka pasur aksident ku kanë humbur jetën tre persona.

“Fillimisht në vendin e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona (dy meshkuj dhe një femër), ndërsa një e lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad””, raportoi Policia.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës- Dibër, në zonën e urës së Strezimirit. Automjeti i pasagjerëve Renault me targa kombëtare Gjermane ka dalë nga rruga.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share