Mjeku Zhan Mitrev sot është ftuar për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Shkupit, pas hetimit të hapur për trajtimin me hemofiltrim të pacientëve me Kovid, që u zbulua nga storja hulumtuese e IRL-së.
Nga Prokuroria konfirmuan se është i saktë informacioni se personi në fjalë është thirrur në pyetje për disa rrethana në lidhje me lëndën e hapur nga ana e Prokurorisë. Marrja në pyetje po bëhet nga Prokurorja e lëndës, thonë nga Prokuroria. /KlanMacedonia/